Përkundër pasigurisë politike, 68 për qind e investitorëve të huaj mendojnë se klima e biznesit vitin e kaluar ishte e kënaqshme. Ndërsa 84 për qind e investitorëve përsëri do të investonin në këtë vend, nëse do të kishin mundësi. Megjithatë, si probleme i kanë cekur sigurinë ligjore, paqëndrueshmëria politike dhe sociale, lufta kundër korrupsionit, procesi i integrimit të vendit në BE, procedurat administrative. Këtë e tregon studimi i Këshillit të investitorëve të huaj në kuadër të Odës ekonomike, e cila ka 118 anëtarë.
“Numri më i madh i kompanive, ose 68 për qind e investitorëve pohojnë se ndryshimet e shpejta dhe të shpeshta në rregullore, pa qenë i përfshirë komuniteti i biznesit ka efekte negative mbi punën e tyre dhe i vështirëson aktivitetet e planifikuara. Zgjatja e krizës politike do të ketë pasoja afatgjate në ekonomi, në situatë të tillë ka mundësi që investitorët e huaj ti shtyjnë planet e tyre të investimeve, që është një reagim i pritshëm”, deklaroi Shtefan Peter – Kryetar i Këshillit të investitorëve të huaj./Alsat M