Të gjithë personat e papunë të cilët janë të regjistruar në Agjencinë për Punësim në Republikën e Maqedonisë për dhjetë ditët e ardhshme mund të aplikojnë në 30 qendrat për punësim në Republikën e Maqedonisë për marrjen e granteve prej 4,000 eurosh. Nga ky vit, fondet e pakthyeshme për hapjen e biznesit privat janë rritur me 1,000 euro.
Ministri për Punë dhe Politika Sociale, Ibrahim Ibrahimi, theksoi se programi për vetëpunësim përfshin trajnim për sipërmarrësi, ndihmë gjatë zhvillimit të planit të biznesit të qëndrueshëm dhe regjistrim të veprimtarisë, grante të pakthyeshme në formë të pajisjeve dhe materiale gjatë fillimit të biznesit.
“Për realizimin e çdo vetëpunësimi parashihet ndihmë me mjete të pakthyeshme me lartësi prej 263.940 denarë prej të cilave 246,000 denarë në ndihmë të drejtpërdrejt për furnizimin me pajisje dhe materiale, ndërsa 17.940 dinarë janë dedikuar për ndihmë për trajnim bazë për sipërmarrësi dhe udhëheqje të biznesit”, tha Ibrahimi.
Me programin për vetëpunësim personat që do të hapin biznes privat do të kenë mundësi të punësojnë edhe persona plus për të cilët do të marrin fonde plotësuese prej 92,000 denarë me kusht që t’i mbajnë në punë më së paku 12 muaj.
“338.000 denarë do të ndahen në formë të përkrahjes direkte për furnizim me pajisje, ndërsa të tjerat 17.940 janë për përkrahje të trajnimit bazë për sipërmarrësi dhe udhëheqje të biznesit me kohëzgjatje prej më së paku 30 orë, sistemi i kuponit për përpunimin e biznes planit dhe përkrahje gjatë regjistrimit të bizneseve”, theksoi Ibrahimi.
“Zgjedhja e parë bëhet në bazë të pyetësorit të plotësuar, ndërsa pas trajnimit të përfunduar për sipërmarrësi vjen marrja e kuponit me të cilin do të zgjedhin njërin nga ekspertët që i ofron Agjencia për Sipërmarrësi në Republikën e Maqedonisë në uebfaqen me të cilët do të përpunojnë biznes plan i cili më tej do të vlerësohet se a i plotëson kriteret dhe se a është biznes i qëndrueshëm”, tha Drejtori i Agjencisë për Punësim Vllatko Popovski./ Portalb.mk