Nëse duam zhvillimin e prodhimit bujqësor primar, nevojiten subvencione më të larta në vend. Kështu ka deklaruar Oda e Bujqësisë pranë Shoqatës së odave ekonomike. Kryetari i kësaj shoqate Ognen Orovçanec thotë se bujqësia në Evropë jep rezultate të mira sepse po punon me teknologji të re, ka të ardhura të mira dhe prandaj ka interes në mesin e të rinjve për t’u marrë me bujqësi.
“Tek ne zonat bujqësore janë të fragmentuara, çmimet e lëndëve të para dhe të naftës janë të larta, ka produktivitet dhe konkurrencë të ulët, me këtë edhe mosinteresimi i të rinjve për t’u marrë me këtë aktivitet.”- tha z. Orovcanec.
/Alsat-M