Këshilli i Bankës Kombëtare të Maqedonisë mbajti mbledhjen e tretë. Në këtë mbledhje u prezentua raporti vjetor për vitin 2016, më të cilin u konstatua se në vitin 2016 Banka Kombëtare me sukses ka arritur të përmbush objektivat e përcaktuar me ligj.
Në vitin 2016 ekonomia e Maqedonisë ka shënuar rritje me të cilën norma e rritjes reale arriti në 2.4 %. Si faktorë kyç të përmisimit të ekonomisë llogariten neto eksportet e objekteve të reja industriale, ulja e bilancit negative të energjisë, rritja e neto të ardhurave për kategori të ndryshme të shëbrimeve si dhe mungesa e presioneve të mëdha nga kërkesa e brendshme për importe.