Qeveria e Maqedonisë vendosi të shkurtojë afatet për importin e makinave të vjetra me standard motorik EURO 2 dhe EURO 3.
Automjetet me standard motori EURO 3 do të mund të importohen jo më vonë se deri më 30 qershor të vitit 2015. Ndërsa nga 1 korriku i vitit 2015 importi i makinave do të jetë i mundur vetëm nëse plotësohen normat minimale të standardit EURO 4.
Përqindja e autobusëve me standard EURO 2 është rritur nga 20 – 55%, pra nga 77 në 274 automjete, ndërsa përqindja e autobusëve me standard EURO 3 është 13%. Sa i përket numrit të automjeteve që përdorin këto standarde, ai është rritur me rreth 20%. Në mbledhjen e fundit qeveria deklaroi se tashmë duhet të lejohet vetëm importi i autobusëve dhe minibusëve që kanë standard EURO 3, me afat jo më larg se një vit nga dita e ndryshimit legjislativ.