Qeveria shpalosi 12 masa për të zbutur papunësinë, duke mbrojtur qëndrimin e saj, se prioritet strategjik mbetet realizimi i politikave për hapjen e vendeve të reja të punës dhe punësimin e qytetarëve. Për këtë qëllim, qeveria ka ndërhyrë në përmirësimin e kushteve, thithjen e investimeve të huaja etj. Pikërisht për këtë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për Punësim gjatë javës së ardhshme do të shpallin konkurs ku do të përfshihen më tepër masa dhe mundësi për dhënien e ndihmës financiare nga ana e shtetit në formën e kredive të lira, me ndihmën e të cilave të papunët do të mund të fillojnë biznes dhe të vetëpunësohen.
“Konkursi do të përmbaj dy kategori dhe atë për vetëpunësim përmes kreditimit, dhe Kreditimi i i ndërmarrjeve të vogla për hapjen e vendeve të reja të punës. Kategoria e parë vetëpunësimi përmes kreditimit paraqet mundësi për të papunët të cilët janë të evidentuar në Agjencinë për punësim, së paku një dit para shpalljes së konkursit, të mund të fitojnë kredi të lira për hapjen e biznesit ose të bashkohen disa të papunë dhe të fitojnë kredi për hapjen e bizneseve. Për hapjen e biznesit të vogël, mund të bashkohen më së shumti 3 persona dhe të punojnë në kuadër të atij biznesi. Që nënkupton punësimin e tyre. Për secilin vend pune ata mund të marrin nga 3 mijë euro kredi me shkallë të kamatës vjetore prej 1 për qind, me afta kthimi prej një viti”, tha Aleksandar Gjerorgjievski, zëdhënës i qeverisë.