Rehabilitimi i rrugës rajonale Gradsko – Rosoman – Drenovë me gjatësi prej 12 kilometrash, investim në shumën prej 1.3 milionë euro është drejt përfundimit. Përgjatë gjithë rrugës është vendosur asfalt i ri, ndërkaq duhet të kryhen edhe qindra metra dhe të vendoset sinjalizim i ri rrugor.
Kontrolli për punimet është realizuar nga minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, Aleksandar Stojanov.
“Për herë të parë këtë vit ndamë 22 milionë euro përmes NP për rrugët shtetërore, për rikonstruimin e rrugëve rajonale përmes programit të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Vetëm këtë vit ndamë plotësisht 5.5 milionë euro që ta përmirësojmë rrjetin rrugor nëpër shtet. Ndërtojmë rrugë të reja, dhe përmirësojmë edhe infrasrtrukturën ekzistuese”, deklaroi ministri Misajllovski.