Në Maqedoni, numri i turistëve gjatë muajit shkurt arriti në 27,278, ndërsa i netqëndrimeve në 60.619, përkatësisht me rritje në rreth 6.6% dhe 3.9%.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikat, numri i turistëve vendas në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar u rri me 10.3%, ndërsa i turistëve të huaj me 4.1%. sa i përket netqëndrimeve për turistët vendas rritja ishte 3.6%, ndërsa i turistëve të huaj 4.2%.
Ndërsa në total gjatë dy muajve të parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të viti paraprak, numri i turistëve u rrit me 1.3%, ndërsa netqëndrimet me 0.3%.