Maqedoni, “ngec” procesi i tenderimit për pajisje të aviacionit

06/10/2017 11:02 AM 0 komente

Banka Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim kërkon përgjigje, pse dhe si mundet për plot 4 milionë euro të rritet tenderi për furnizim me pajisje të reja për nevojat e ndërmarrjes M-Nav. Sipas planit fillestarë, një pjesë ë këtyre pajisjeve tashmë është dashur të instalohet, por afati i tenderit për këtë dy herë është tejkaluar. Por edhe ajo ka qenë pa sukses. Që të zgjidhet problemi, këtyre ditëve një ekip i Bankës Evropiane ka vizituar kompaninë M-Nav dhe udhëheqjen e re.

Një pjesë të informatave i morëm edhe nga përfaqësuesit e Bankës Evropiane dhe pritëm në afat prej dy javëve të fillohet me gjithë atë që ka ngecur”, u shpreh Nikollçe Taseski, kryetar i Këshillit drejtues të M-Nav-it.

Bëhet fjalë për blerjen e sistemit ATM për ndjekjen e fluturimeve që kushton 8 milionë euro, pastaj pajisje të re të radarëve, sistem komunikimi dhe aparaturë të re Meteo për 700 mijë euro. Me këto pajisje, sipas Taseskit, do të mundësohet edhe dyfishimi i numrit të shërbimeve nga 1000 sa është tani në mbi 2 mijë fluturime në ditë. Jashtë kësaj problematike, kontrollorët e fluturimeve kërkojnë rritje prej 30% të rrogave, gjë të cilën nuk e pranoi ministri Sugarevski.

Paratë që merren si rroga nuk janë nga buxheti , por për mua më e rëndësishme është këtu të bëhen investime. Pajisjet e vjetra të zëvendësohen me të reja që të rritet siguria e komunikacionit ajror. Të mos flasim për rroga që janë seriozisht të larta në këtë institucion dhe t’i shtojnë në mënyrë plotësuese, ndërsa të mos i kryejmë obligimet që i kemi marrë më parë”, tha Goran Sugarevski, ministër i Transportit.

Drejtori Taseski thotë se edhe pajisjet janë të vjetra, me to edhe më tej mund të mundësohet siguri në komunikacionin ajror, por jo edhe të rritet numri i shërbimeve të fluturimeve deri më 930 në ditë./ALSAT M

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz