Qytetarët do të mund t’i dorëzojnë kërkesat për shlyerje të borxheve në qendrat e punës sociale në vendet në të cilat jetojnë ose në ato më të afërta me vendin se ku jetojnë.
Ministria e Financave publikoi thirrjen për shlyerjen e borxheve të kategorive të qytetarëve më të rrezikuar. Kërkesat për shlyerje të borxheve qytetarët do t’i dorëzojnë në qendrat për punë sociale në vendin e banimit në afat prej 30 ditësh nga publikimi i thirrjes nga ana e Ministrisë së Financave, ndërsa për pranim të kërkesës do të vendosë komision i posaçëm.
Qytetarët duhet të plotësojnë kërkesë të një formulari të posaçëm, dhe në të t’i shkruajnë të dhënat kryesore, emrin dhe mbiemrin për vete dhe për partnerin bashkëshortor, si dhe se çfarë lloj borxhi kanë. Me vete duhet të mbajnë letërnjoftimin dhe letërnjoftimin e partnerit bashkëshortor. Ata do të nënshkruajnë deklaratë me të cilën do të japin pajtueshmëri që institucionet shtetërore të munden përmes detyrës zyrtare t’i furnizojnë të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme nga institucionet shtetërore me qëllim që procedura të thjeshtësohet për qytetarët dhe që të mos shkojnë nëpër sportele që ta sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, me realizimin e projektit për shlyerje të njëfishtë të borxheve, Qeveria jashtëzakonisht do t’u ndihmojë kategorive të qytetarëve më të rrezikuar të cilët për shkak të kushteve të këqia financiare dhe pasojat nga kriza afatgjate evropiane dhe botërore nuk kanë mundur t’i paguajnë borxhet në kohë.
“Në këtë mënyrë po realizohet një prej premtimeve më të rëndësishme dhe projekteve më të rëndësishme në programin e Qeverisë për periudhën 2014/2018 ndaj qytetarëve gjegjësisht ndaj kategorive më të rrezikuara”, tha Stavreski.
Do të shlyhen borxhe të krijuara përfundimisht me 31 dhjetor të vitit 2013, ndërsa në bazë të energjisë elektrike të shpenzuar, energjisë ngrohëse, për kartela kreditore, tejkalim të llogarive transakcione dhe kredi harxhuese, si dhe borxhe për taksa radiodifuzive. Borxhet duhet të jenë të papaguara më gjatë se një vit dhe për të të jetë ngritur procedurë për pagesë.