Në Maqedoni ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë qasje drejt dhjetë milionë eurove kredi për investime inovative, si dhe për furnizim të makinave të reja, pajisjeve, zgjerimit të prodhimtarisë apo shërbimeve e gjithë kjo përmes bankës “ProKredit”.
Në fakt mjetet janë siguruar përmes programit “InnovFin” të Fondit investues evropian (FIE) që sikundër referohet në kumtesën e bankës, kompanitë do të mund t’i shfrytëzojnë kreditë për investime edhe në mjete fikse, edhe në mjete qarkulluese, ndërkaq që përparësia më e madhe do të jetë në pjesën e sigurimit të kredisë, për çka nevojitet shumë më pak siguri.