Sipas të dhënave nga zyra statistikore e shtetit, indeksi mesatar i pagës mujore për punonjës në qershor të 2016, krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë ishte, 100.7.
Rritja është shkaktuar nga rritja në pagat mujore në këto sektorë: Ndërtim 10.6%, aktivitetet administrative dhe shërbimet mbështetëse 6.3%, dhe Bujqësia, Pemëtaria dhe Peshkimi me 6.3%.
Një rënie në pagën mujore krahasuar me muajin e mëparshëm u regjistrua në sektorët: Shitje me shumicë dhe pakicë, riparim të makinave dhe motorëve 4.4 %, aktivitetet e hotelerisë dhe shërbimeve të ushqimit 3.7%, si dhe aktivitet profesionale, shkencore dhe teknike 3.4%.
Paga mesatare për qershorin 2016 ishte 360.217 euro ose 22,187 dinarë maqedonas.