Maqedoni, pagat e ulëta dhe mungesa e ligjit nxisin emigrimin e mjekëve

12/02/2018 11:16 AM 0 komente

Nga 220 mjekë të diplomuar brenda vitit në Maqedoni, 173 prej tyre ikin jashtë vendit për të ushtruar profesionin.

Këta të dhëna të bëra publike nga ‘Oda e Mjekëve të Maqedonisë’ kanë nxitur reagime të shumta tek shoqatat joqeveritare që merren me probleme në sektorin e shëndetësisë, shkruan ‘Alsat’.

Nga shoqata e mjekëve të përgjithshëm bëjnë me dije se nuk është vetëm aspekti financiar, ai i cili shtyn mjekët të ikin nga vendi.

Sipas tyre kaosi që ekziston në Shëndetësinë Publike, mungesa e respektit ndaj bluzës së bardhë dhe mosreagimi i institucioneve kompetente për mbrojtjen e mjekëve, i shtynë ata që të largohen.

Kryetari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptar, Nevzat Elezi shpreh nevojën për ekzistencën e një ligji të posaçëm, i cili do t’i mbronte interesat dhe nevojat e mjekëve. Sipas tij kuadri ligjor do të kishte përmirësuar statusin e mjekëve dhe do të kishte ndaluar emigrimin e tyre.

Sipas analizave të ‘Odës së Mjekëve’, nëse kjo gjendje nuk gjen përmirësim, pas tre vitesh Maqedonia do të përballet me mungesë të theksuar të kuadrit mjekësor.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz