Shkalla e papunësisë në Maqedoni në tremujorin e dytë të vitit arriri në 28,2% për qind dhe shënon zvogëlim në krahasim me vitin 2013 me 8%, ndërsa në krahasim me tremujorin paraprak për 0,2 për qind, shpalli Enti Shtetëror për statistikë.
Numri i tërësishëm i popullatës të aftë për punë në Maqedoni në tremujorin e dytë arrin 957.790 persona, prej të cilëve 270.325 janë të papunësuar, ndërsa 687.465 janë persona të punësuar.
Më shumë se gjysma e personave të papunësuar përkatësisht 159.368 ose 59 për qind janë burra, ndërsa 110.957 ose 41 për qind janë gra.
Sipas të dhënave të shpallura më së shumti të punësuar 130.107 ka në industrinë e përpunuar, 127.342 në bujqësi, 96.569 janë në tregti dhe 46.696 janë në ndërtimtari.
Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 57,3 shkalla e punësimit 41,1 ndërsa shkalla e papunësisë është 28,2.
Numri i popullsisë së aftë për punë në Maqedoni në tremujorin e dytë arrin 957.790 persona, prej të cilëve 270.325 janë të papunësuar, përderisa 687.465 janë persona të punësuar.
Më shumë se gjysma e personave të papunësuar përkatësisht 159.368 ose 59 për qind janë burra, përderisa 110.957 ose 41 për qind janë gra.