Miniera që gjendet në fshatit Llojan të Likovës e mbyllur 40 vjet më parë, do të riaktivizohet. Sipas ministrit të Ekonomisë Valon Saraçini kjo do të krijojë mundësinë e hapjes së 300 vendeve të reja të punës. Nga ana tjetër rreth 70% e të ardhurave që firma koncesionare do të paguajë për lejen, do t’i derdhen arkës së komunës së Likovës. “Thirrja publike është deri më datën 19 maj deri kur duhet të zgjidhet investitori i cili në 30 vitet e ardhshme duhet të gërmojë me këtë minierë.
Detyrimi që shteti i vendos koncensionarit është se duhet të hapë 200 deri në 300 vende të reja pune, ndërsa investimi fillestar duhet të jetë rreth 15 milionë euro.
“Pas përpjekjeve disa vjeçare për ta riaktivizuar minierën e Llojanit, ne realisht mendojmë se investitorët që tani janë paraqitur janë shumë serioz. Janë investitorë kanadez”, tha ministri.