Prodhimi Industrial nga janari deri në Nentor të 2014 ka pësuar një rritje me 5.2 %, bazuar me të njejtën periudhë një vit më parë.
Vetëm Muaji Nëntor, krahasuar me atë 2013, ka pasur rritje 5.8 % në prodhime industriale.
Rritja më e madhe është parë në prodhimin e energjisë, gazit, ajrit të kondicionuar, me një rritje prej 27.7% rritje, ndërsa vetëm sektori energjetik është rritur me 17.4 %.
Prodhimi i mallrave të konsumit u rrit me 5,9 për qind dhe minierat panë një rritje 3 % në 2014, krahasuar me 2013.
Byroja Shtetërore e Statistikave informon se një rënie në prodhim është regjistruar në produktet jo të qëndrueshme të konsumit, me 9,9 për qind.