Zëvendësministri plotësues i Financave Kire Naumov tha se me ankandin e letrave shtetërore me vlerë syhonet të merret borxh 1,2 milionë euro.
“Javën e dytë me rradhë regjistrohen borxhe të reja edhe krahas asaj që nuk shlyhen letrat shtetërore me vlerë për kthim. Ende nuk ka kurrfarë sqarimi për të cilin qëllim janë mjetet nga huazimet e reja. Veçmë javën e kaluar, duke marrë parasysh gjendjen e arkivit shtetëror, priten huazime të reja prej 100 milionë euro”, thuhet në kumtesën e Naumovit.
Gjendjen financiare, shtohet në kumtesë, plotësisht e ndërlikuan edhe vendimet e institucioneve financiare ndërkombëtare që të ndalen me kreditim deri në përfundimin e zgjedhjeve./ Zhurnal