Pavarësisht parashikimit të Bankës Botërore se ekonomia maqedonase këtë vit do të rritet për 2.9%, nga Qeveria shprehen optimist se PBB-ja në vitin 2019 do të ketë rritje më të lartë se sa projektimi prej 3.2%. Sipas zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, projeksionet e tilla bazohen në rritjen e industrisë, ndërtimtarisë dhe bujqësisë në tremujorin e parë, të cilat sipas tij janë shtyllat bazë nga të cilat varet PBB-ja. Për projektimet e Bankës Botërore konsiderojnë se janë konservatore, edhe pse Maqedonia u vendos të fundit në rajon.
Përveç projektimeve më të vogla për rritjen e ekonomisë, Banka Botërore e vlerësoi negativisht edhe rritjen e pagës minimale. Ata thonë se ajo do ta godasë industrinë e tekstilit. Sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski, aplikimi i pagës minimale e ka arritur qëllimin, është zvogëluar papunësia.
Banka Botërore dje i kërkoi qeverisë të përqendrohet më shumë në reformat ekonomike. Sipas tyre, borxhi publik do të vazhdojë të rritet dhe këtë vit do të arrijë 53%.
Edhe pse sipas raportit vërehet rimëkëmbje, megjithatë në dy vitet e ardhshme do të ketë rritje më të dobët në rajon.
Sa u përket vërejtjeve të investitorëve gjermanë në vend, edhe Angjushev edhe Tevdovski thonë se vlerësimi nuk është aq i keq, pasi shumica e tyre kanë thanë se përsëri do të investojnë në vend. Ata vlerësojnë se bashkëpunimi me investitorët është në nivel solid dhe do të vazhdojnë të punojë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.
/ ALSAT MK