Maqedoni / Qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 3.2% në 2018

13/11/2017 9:37 AM 0 komente

Sipas një deklarate të ministrit maqedonas të Financave, Dragan Tevdovski, qeveria maqedonase parashikon një rritje ekonomike prej 3.2% në 2018. Gjatë konferencës së shtypit, ai prezantoi buxhetin për 2018, duke vënë në dukje se buxheti i ri për Maqedonisë ishte në terma afatmesëm.

“Vitin e ardhshëm, ne do të vëmë në zbatim planifikimin afatmesëm buxhetor, në vend që të planifikojmë buxhetin për një vit të tërë, praktikë të cilën ne e kemi ndjekur deri më tani. Është e rëndësishme se ku duam të arrijmë dhe mbi të gjitha çfarë rrugësh dhe mekanizmash të ndjekim për të arritur deri aty, deklaroi Ministri”.

“Ai përfaqëson një plan veprimi mbi reformat nga viti 2018 deri në vitin 2021, që përfshin reforma të të gjitha elementeve kyç të sistemit të financimit publik”, u tha ministri, gazetarëve.

Ministri Tevdovski deklaroi se buxheti i vitit 2018 nuk parashihte shumë shkurtime në fonde. Por theksoi se do të ndahen më shumë fonde për ndihmën sociale, kujdesin shëndetësor, punësimin e të rinjve, fondet për pranimin e ushtrisë në NATO dhe pagat më të larta për ushtarët.

Fondi Monetar Ndërkombëtar pret një rritje ekonomike prej 1.9% për vitin 2017.

Disa javë më parë, Banka Botërore tha se ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë në vitin 2017 në 1.5% nga 2.8%, që e kishte parashikuar më parë. Sipas ekspertëve të ndryshëm, një prej faktorëve që ndikoi në ngadalësimin e ekonomisë gjatë 2017-s ishte niveli i lartë i pasigurisë politike.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz