Të moshuarit do të kenë mundësi të punojnë maksimalisht deri në 3 vjet pas daljes në pension, nëse kanë dëshirë që të vazhdojnë të jenë në aktivitet. Për këtë do të duhet vetëm të paraqesin kërkesë tek punëdhënësi 1 vit para daljes në pension. Kjo është një prej masave me të cilat qeveria do të përmirësojë marrëdhëniet e punës. Përveç kësaj, punëdhënësit do të jenë të detyruar që të paguajnë kontributet për punonjësit që janë të angazhuar me honorar, dhe që marrin shumë parash më të lartë se paga minimale në Maqedoni e cila është 8 mijë e 500 denarë. Zv/Kryeministri Zoran Stavrevski tha se me këto masa do iu vuhet në ndihmë të punësuarve si dhe do të luftohet ekonomia e zezë. Ndërsa ministri i ekonomisë Bekim Neziri tha se kjo do të stimulojë punësimin e mëtejshëm dhe rritjen ekonomike.
“Besoj se trendi i uljes së papunësisë do të vazhdojë edhe më tej. Kjo masë vetëm do të ndihmojë, në një anë me rregullimin e statusit të atyre që punojnë më honorarë duke I integruar ato në sistemin e sigurimit social, dhe të luftohet ekonomia grin ë këtë aspekt pasi që tani që I kemi njëjtësuar kushtet edhe për punësim të rregullt edhe për punë më kontratë. Punonjësit kështu nuk do të jenë të motivuar që ti mbajnë punëtorët me kontratë kurse të paguajnë kontribut të njëjtë”, tha Zoran Stavrevski, zv.kryeministër.
Me këto masa qeveria po iu del në krah punëtorëve,dhe ju mundësojmë punëtorëve që vet të vendosin për fatin e tyre, të zgjedhin se kur do të dalin në pension. Sa i përket të drejtave autoriale dhe kontratës në vepër, në të kaluarën ka qenë praktikë që këtyre personave që kanë lidhur kësi lloj kontratash, padrejtësisht të mos ju paguhen kontributet as për sigurim pensional e as shëndetësor. Mendoj se kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike të shtetit, dhe gjithashtu në afat të shkurtër fondi pensional do të jetë më stabil, dhe e gjithë kjo në mënyrë vullnetare”, deklaroi Bekim Neziri, minister i ekonomise.