Huamarrja në tregun maqedonas do të ngadalësohet por do të forcohet ajo në tregjet e huaja. Me rishikimin e buxhetit huamarrja në vend parashikohet të arrijë 137,2 milion euro ose 170 më pak se sa ajo që ishte planifikuar paraprakisht.
Kjo shumë do të kërkohet nga bankat e huaja. Respektivisht në vend të shumës së parashikuar prej 371,7 milion euro, me rishikimin e fundit huamarrja në tregjet e huaja do të arrijë, 556 milion euro.
Nga huamarrja vendore dhe e huaj do të financohet deficiti i thelluar prej 3.6%, që sipas një pjese të ekonomistëve deri në fund të vitit ka mundësi që sërish të jetë tejkaluar.
“Presim që ky deficit duhet të financohet prej diku, duke marr parasysh se në këtë moment bankat vendore nuk duan të rrezikojnë, çdo kërkesë e rritur e mjeteve plotësuese do të ushtronte presion në rritjen e normave të interesit, në gjendje të tillë pritjet janë se deri te ky deficit do të financohet nga euro-obligacioni”, tha Bllagica Petreski, “Finace think”.
Me rishikimin më së shumti shkurtohet në investime kapitale në vend të shumës fillestare prej 412 milion euro, tani për projekte kapitale janë parashikuar 366,9 milion euro. Një pjesë e biznesmenëve shprehen se kjo do të jetë shkatërruese për ekonominë dhe porosisin që të mos ndërpritet me projektet kyçe infrastrukturore.
“Të gjitha ato plane që janë përpiluar nga institucionet për realizimin e këtyre projekteve kapitale duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen meqë prej tyre varet puna e kompanive në periudhën e ardhshme”, deklaroi Biljana Peeva-Gjuriq, OEM.
Ndryshe qeveria planifikon të grumbullojë 2 miliard e 834 milion euro, ose për 2% më pak nga ajo e planifikuar. Ulje ka edhe në pjesën e shpenzimeve.
Me rebalancin rritja e Prodhimit Bruto Vendor u revidua prej 4 në 2,3%, ndërsa deficiti prej 3,2 në 3,6%. / Alsat M