Shpejtësia me të cilën qeveria po merr borxhe është shqetësuese. Ekonomistët konsiderojnë se niveli tani për tani nuk është problem. Për një pjesë të tyre më e rëndësishme është se si do të shpenzohet huamarrja e qeverisë e cila në fund të korrikut arriti 40.8 % të PBB-së ose 3.3 miliardë euro.
“Çdo borxh mund të arsyetohet nëse qëllimi është për zhvillim ekonomik, respektivisht kapacitetin e ekonomisë sonë, që këtë borxh në të ardhmen të mund ta paguajmë. Nëse nuk është kështu, atëherë duhet të jemi të brengosur për lartësinë e borxhit publik dhe shpejtësinë me të cilin ai rritet”, deklaroi Marjan Petreski, ekonomist.
Petreski tha se do të jetë keq nëse paratë nga euro-obligacioni, përveç kthimit të borxheve të vjetra, të harxhohen për të dala të përgjithshme buxhetore, si rroga, pensione etj. ndërkaq ministri i financave thotë: paratë do të përdoren për infrastrukturë kapitale, autostrada, hekurudha, gazifikim.
“Borxhi i RM-së është vendosur në funksion të rritjes afatgjate ekonomike që të ndihmojë më lehtë të kthehen borxhet. Buxheti për vitin e ardhshëm do t’i reflektoj këto prioritet të Qeverisë, respektivisht borxhet të drejtohen kah realizimi i projekteve të mëdha infrastrukturore”, tha Zoran Stavrevski, ministër i financave.
Stavrevski paralajmëroi se projeksioni për vitin e ardhshëm për lartësinë e borxhit nga pushteti qendror është se do të zvogëlohet, kurse do të rritet borxhi publik, në të cilin hynë borxhet e qeverisë, ndërmarrjeve publike dhe agjencive. Këto do të jenë projekte në infrastrukturë. Megjithatë, ministri i financave sërish nuk tregoi nëse është borxhi publik është mbi 51% të PBB-së.