Sasia vjetore e mbeturinave të krijuara komunale në Maqedoni për frymë në vitin 2016 arriti në 376 kilogramë ose 1.1% më pak se në vitin 2015.
Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika treguan se nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të mbledhura 512.657 tonë ose 84% janë familjare, ndërsa 16% nga biznesi.
Sasi më të madhe të mbeturinave komunale ka në rajonin e Shkupit, ku janë grumbulluar 160.290 tonë ose 26.2% nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara në Maqedoni.
Sipas llojit të mbeturinave, sasi më të madhe të mbeturinave të grumbulluara ëshë mbeturinë e përzier komunale, që paraqet 543.644 tonë ose 89%, ndërsa sasia më e vogël është mbeturinë nga goma, me 656 tonë ose 0.1% e sasisë së përgjithshme të mbeturinave të mbledhurua komunale.