Kompania investuese shqiptare Balfin Group i ka shitur qendrën më të madhe tregtare në Maqedoni “Skopje City Mall” kompanisë britanike Hystead Limited për 92 milionë euro.
Sipas protalit faktor.mk blerja e “Skopje City Mall” është e fundit në vargun e blerjes së qendrave tregtare që i ka realizuar Hystead që prej fillimit të vitit.
“Është pjesë e strategjisë së Hystead në krijimin e fondit të qendrave tregtare”, thuhet në një kumtesë që e ka transmetuar protali faktor.mk.
“Skopje City Mall” që u hap në vitin 2012 është më i madhi në Maqedoni dhe ka mbi 7 milionë vizitorë gjatë vitit.
Është qendra e parë modern në Maqedoni që bën bashkë edhe blerjen, argëtimin dhe aktivitetet e tjera shoqërore.
Qendra tregtare ka 130 dyqane, në mesin e të cilave edhe brandet e njohura ndërkombëtare.