Qeveria ka publikuar shpallje për dhënien me qira të 1 420 hektarëve tokë shtetërore bujqësore. Bëhet fjalë për 23 parcela të shpërndara në 13 rajone anembanë vendit, si në Shtip, Gostivar, Gjevgjeli, Kumanovë, Negotinë, Veles, Resnjë, Sveti Nikollë, Vallandovë, Gazi Babë, Kratovë, Berovë dhe Strugë. Përveçse për plantacione afatgjatë, shpallja ka për qëllim ndërtimin e verarive, thertoreve, qendrave të blerjes, mullinjve dhe serave. Shpallja u publikua javën e shkuar në “Gazetën Zyrtare” dhe do të zgjasë 30 ditë.
*Alsat Mk