Mbi 50 mijë turistë të huaj e kanë vizituar Maqedoninë në qershor të këtij viti. Numri më i madh 8.522 janë nga Turqia, pasojnë nga Holanda 4.766, Serbia 4.528, Greqia 3.828, Bullgaria 2.925, Sllovenia 2.121, ndërsa janë regjistruar edhe 1.369 turistë nga SHBA-ja.
Sipas të dhënave të publikuara të Entit shtetëror për statistikë, numri i përgjithshëm i turistëve të huaj në qershor është 51.489 dhe shënon rritje prej 11,2 për qind, ndërsa gjithsej në gjashtë muajt e parë të vitit është 285.974 turistl të huaj me rritje prej 6,1 për qind.
Numri i përgjithshëm i turistëve në qershor është 70.673, ndërsa numri i bujtjeve 170.898. Numri i turistëve vendorë në qershor të vitit 2014, në krahasim me qershorin e vitit 2013, është zvogëluar për 10,9 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 11,2 për qind.
Numri i net-qendrimeve të turistëve vendor në qershor të vitit 2014, në krahasim të qershorit të vitit 2013, është zvogëluar për 10,8 për qind, ndërsa i turistëve të huaj është rritur për 8,8 për qind.
Në periudhën janar-qershor të vitit 2014, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 6,1 për qind edhe atë tek turistët vendor ka rritje për 5,2 për qind, ndërsa tek të huajt ka rritje për 6,5 për qind.
Në periudhën janar-qershor të vitit 2014, në krahasim me periudhën e njejtë nga viti i kaluar, numri i bujtjeve është rritur për 4,5 për qind edhe atë tek turistët vendor ka rritje për 1,4 për qind, ndërsa tek të huajt ka rritje për 6,8 për qind.