Ulja e papunësisë,rritja e investime të huaja dhe vendase, përmirësimi i infrastrukturës, standard më i mirë i jetës, të gjithë këto premtohet nga partitë politike në programet e tyre zgjedhore. Mirëpo, sa premtimee e tilla janë të qëndrueshme ekonomikisht. Pjesa financiare e projektit të VMRO-DPMNE-së është tepër e madhe dhe nuk mund të sigurohet nga buxheti qendror, as me huamarrje apo me partneritet publiko- privat, thotë Marjan Nikollov, nga Qendra për analiza ekonomike.
“Pushteti qendror dhe lokal gjatë katër viteve të fundit kanë nga 370 milionë euro shpenzime kapitale. Nëse programi është 3.6 miliardë euro, atyre u nevojiten dhjetë vjet për realizimin e të gjitha projekteve. Ja të themi se do të shkojmë me partneritetet publik privat dhe me huamarrje, por, hapësira fiskale është e dobët, kurse partneritetin publiko- privat e kemi parë se sa jemi të aftë që të mund ta implementojmë. Andaj, unë jam skeptik”,deklaroi Marjan Nikolov, nga Qendra për analiza ekonomike.
Për profesorin universitar Marjan Petreski, LSDM nuk do të jetë në gjendje ta kthejë klasën e mesme me masat që i ka propozuar.
“Programi i LSDM-së që është pak më i përgjithshëm për arsye të kuptueshme, mungesës së qasjes deri tek të gjitha informatat e duhura që ai të realizohet, duhet që në mënyrë plotësuese të përsoset, përsiatja se cilat masa mund të kontribuojnë për rikthimin e klasës së mesme, që është temë e tyre lidhëse dhe si temë është e shkëlqyeshme, por në pjesën e operacionalizimit nuk është bindëse”, tha Marjan Petreski, profesor universitar.
Zgjidhja nuk është që të falen borxhet për popullatën më të varfër, sikurse propozon VMRO-DPMNE, por në përmirësimin e standardit të jetesës, konsiderojnë ekonomistët.