Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov gjatë aktit të ndarjes së mandatit për formimin me Qeverisë së re deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur obligimet kushtetuese.
Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do të ndahet mandati për formimin e Qeverisë së RM-së – deklaroi Gjorge IVanov, president i shtetit.
Edhe Zoran Zaev, u shpreh se pengesat për ndarjen e mandatit janë tejkaluar. Ai garancitë të cilat i dorëzoi me shkrim deri tek presidenti Ivanov, i bëri publike edhe për opinionin.
“Edhe njëherë dua të konstatoj para mbarë opinionit se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka dorëzuar letrën ndërkohë që unë ashtu siç kam premtuar para qytetarëve dhe para presidentit Gjorge Ivanov kanë dorëzuar deklaratë në formë të garancive të cilat sot do t’i ndaj edhe bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njëlloj siç është dorëzuar në Kabinetin e Presidentit.
- Garantojmë karakterin unitar të shtetit, integritetin territorial, pavarësinë dhe multi-etnicitetin e Republikës së Maqedonisë.
- Garantojmë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të RM-së.
- Garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore
- Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e RM-së do të jetë në pajtim me sundimin e së drejtës.
- Asnjë dokument, platformë, deklaratë apo akt që do të jetë në kundërshtim me pikat e lartë theksuara nuk mund të jetë kusht për formimin dhe funksionimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Zaev në Presidencë ka arritur që para 10 minutash dhe pritet që në çdo moment të merr mandatin për formimin e Qeverisë së re. Ndërkohë që një numër i madh i gazetarëve janë duke pritur para dyerve të presidencës.
Zaev arriti në Presidencë për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në orën 12:00 do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, informojnë nga kabineti i presidentit të RM-së.
Dorëzimi i mandatit pason pasi që presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare.
Presidenti Ivnaov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanci për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.