Disa vite pasi qeveria shiti 11 tokat kryesoreme të lira për ndërtimin e hoteleve, asnjë punë nëndërtim nuk ka filluar në asnjë prej tyre.
Ministria e Transportit fillimisht pohoi se qëllimi ishte të tërhiqnin investimet e huaja. Pesë vjet pasi qeveria maqedonase vendosi të shesë11 ngastra tokë shtetërore për ndërtimin e hoteleve, me një çmim fillestar prej vetëm një euro për metër katror, asnjë aktivitet nuk ka filluar në asnjë nga tokat, shkruan Balkan Insight.
Në atë kohë, Ministria e Transportit dhe Komunikacionit tha se qëllimi ishte të tërheqin investimet e huaja dhe të stimulojnë rritjen në komunat përkatëse.
Sot të gjitha tokat e piketuara për ndërtim janë hapësira boshe, duke ngritur pyetje se a ishte e justifikuar shitja e tokave me çmim tëlirë.
Dy nga kompanitë që blenë tokat nuk kanë marrë lejet e ndërtimit brenda afatit të kërkuar.Asnjë nga firmat e tjera nuk ka filluar ndërtimin e ndonjë hoteli, edhe pse ato ishin të detyruara ta bënin këtë brenda një periudhe dyvjeçare.
Ligji i Maqedonisë për ndërtimin nga viti 2013 kërkon që investitorëve të cilët nuk kanë përmbushur kushtet t’i konfiskohet toka.
Megjithatë, deri tani, Ministria e Transportit dhe Komunikacioni duket ështëe prirë të injorojë ligjin.Ajo as nuk ka konfiskuar ndonjë tokë, as nuk ka penalizuar ndonjë nga kompanitë që janë vonuar me ndërtimin e hoteleve apo marrjen e lejeve të ndërtimit.
Fakti se të gjitha tokat kanë rënë në duart e biznesmenëve vendorë – jo investitorëve tëhuaj, sikundër ishte qëllimi fillestar, në mënyrë që të tërheqin markat e njohura të hoteleve në Maqedoni – ka shtuar kritikën për shitjen.
Ndërkohë, disa nga investitorë thonë se vonesat nuk kanë ndodhur për fajin e tyre. Ata këmbëngulin se pengesat e ndryshme burokratike kanë bërë të pamundur për ata të marrin lejet për të cilat kanë nevojë që të fillojnë ndërtimin.
Tre toka përgjatë platformës së Vardarit në Shkup janë përcaktuar për ndërtim hotelesh.Kompania Mill ONE bleu një të tillë. Një e dytë iu shit ish-drejtorit tëbordit shtetëror për rezervat e naftës, Marjan Jovanov.
Ai më vonë u bë pronari i tokës që bleu fillimisht Mill ONE, pasi ky i fundit nuk arriti të paguajëshumën që detyrohej për tokën e marrë.
Komuna Centar e Shkupit tha se Jovanov siguroi lejet e ndërtimit për të dy ngastrat e tokës – të parën në nëntor 2011 dhe të dytën në shkurt 2012.Edhe pse kjo ështënë përputhje me afatin për marrjen e licencës, ai nuk përmbushi afatin për të filluar punën e ndërtimit, i cili skadoinë nëntor 2013 dhe shkurt 2014, përkatësisht.
Neni 66 i Ligjit të Ndërtimit, thotë se një leje ndërtimi pushon sëqenëe vlefshme nëse ndërtuesi nuk fillon ndërtimin brenda dy viteve nga data që leja hyn në fuqi. Në kohën e këtij hulumtimi, Jovanov nuk ishte i disponueshëm për kontakt.
Kreu i Shoqatës së Ndërtimit në Dhomën Ekonomike të Maqedonisë, Nikola Velkovski, konfirmon se në qoftë se puna e ndërtimit nuk ka filluar brenda dy viteve nga firmosja e kontratës, toka duhet të konfiskohet.”Në qoftë se subjekti në fjalë nuk ka filluar të ndërtojëobjektin, ai duhet të privohet nga toka”, – tha Velkovski.
Një e treta e tokës në Shkup iu shit në nëntor 2011 kompanisë Amadeus Group. Komuna Centar e Shkupit informoi se, ka dy vjet dhe kompaniaende nuk ka marrë lejen e ndërtimit.
Komuna referoise Amadeus Group u vonua 18 muaj në dorëzimin e aplikimit të saj për leje ndërtimi, e cila dy vjet e gjysmë më vonë, nuk është marrë ende.
Kështu kompania ka dështuar të përmbushë detyrimet e saj kontraktuale dhe ka shkelur ligjin e ndërtimit që kërkon zbatimin e projektit brenda dy vjetësh.
Përpjekjet për të kontaktuar Amadeus Group rezultuan gjithashtu pa sukses. Ajo nuk ka numra telefoni në Shkup dhe askush nuk iu përgjigj telefonatave drejtuarselisë sëkompanisë në Shqipëri.
Ministria e Transportit informoi se në qershor të 2013-s, kur kompania kërkoi për herë të parë lejen,u nënshkrua një aneks në marrëveshje.
Ministria nuk ka dhënë ndonjë arsye për vonesën në sigurimin e lejes, ose pse kompanisë nuk iu konfiskua tokaduke qenë se nukka operuar në përputhje me ligjin.Historia është e ngjashme për të dy ngastrat e tokës që i janë shitur Biljanini Springs në Ohër, të cilat i bleu kompania Fibula Air Travel.
Në vend tëpremtimeve për hotele luksoze, vendi qëndron bosh.
Kjo kompani gjithashtu nuk ka vepruar në përputhje me afatin për të filluar punën.