Maqedonia është në rrugë të mirë për të përmirësuar efikasitetin rregullator dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Gjithashtu dihet se të rinjtë veçanërisht të duan të kenë tregun më dinamik të punës. Reforma e tregut të punës dhe përmirësimet e vazhdueshme të politikës në tregun e hapur do të jenë shumë tw dobishme për ekonominë maqedonase, shpjegoi Kim Anthony, ekspert nga Heritage Foundation.
Sipas Heritage Foundation dhe Institutit Kato, Maqedonia ka politikë më të mirë monetare, ndërsa si element negativ vlerësohet mbrojtja gjyqësore e të drejtave pronësore.
Maqedonia me rezultat prej 7.02 u gjet në 72 vend në raportin nga Kato, nga 152 vende të botës dhe të mbetet me rreth një pikë pas 10 ekonomive më të zhvilluara.
Nga Instituti Cato theksohet se të dhënat e përdorura në këtë raport të lirisë ekonomike janë nga viti 2012.