Mario Draghi, tinguj alarmi ekonomik për eurozonën

25/01/2019 10:57 AM 0 komente

Mario Draghi intensifikoi paralajmërimin e tij mbi sfidat me të cilat ballafaqohet ekonomia e eurozonës, duke sinjalizuar se Banka Qendrore Evropiane mund të jetë edhe më e kujdesshme për çdo tërheqje të stimulit monetar këtë vit.

Pas rishikimit të vlerësimit të tij në dhjetor, presidenti i BQE-së më në fund tha të enjten se rreziqet ndaj rritjes “janë zhvendosur në dobësi.” Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga gjashtë javë më parë, kur ai i përshkroi rreziqet si “të balancuara”.

Gjetje të tjera të fjalës së Draghi:

  • Draghi tha se “rritja e pasigurive, në veçanti në lidhje me faktorët gjeopolitikë dhe kërcënimi i proteksionizmit po peshon mbi vendimet ekonomike”.
  • Draghi tha se politikëbërësit ishin gjithashtu të bashkuar në pikëpamjen se gjasat e recesionit të eurozonës ishin të ulëta, duke pranuar se një rënie serioze në një pjesë të bllokut mund të përhapet.
  • BQE përsëriti shpresën se kostot e huamarrjes do të qëndrojnë në nivelet e tanishme gjatë verës dhe se do të vazhdojë të riinvestojë të ardhurat nga bonot për një periudhë të zgjatur kohe pas datës të rritjes së normës së parë.
  • Draghi tha se tema e një raundi të ri financimi afatgjatë për bankat u ngrit por nuk u mor asnjë vendim dhe një masë e tillë do të kërkonte “një rast të mirë për politikën monetare”. Kreditë afatgjata do t’i ndihmonin bankat të përmbushnin standardet rregullatore dhe të mbështesin kreditimin e tyre për bizneset dhe familjet.

 

*Bloomberg News

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of