Lady Gaga, sipas ‘Forbes’, nuk është vetëm një fenomen muzikor, por edhe një eksperte, së cilës ata që merren me marketing duhet t’i referohen për të gjetur forma të reja frymëzimi. Si fillim, koncertet e saj janë të pasura sa u përket përvojave shqisore.
Në fakt, Lady Gaga, i ndryshon kostumet në skenë gjashtë herë, në harkun kohor të një spektakli që zgjat dy orë, duke treguar fuqinë e inovacionit. Në këtë mënyrë, artistja krijon te publiku provokim, duke i çuar ata drejt përvojave gjithmonë të freskëta, interesante dhe që katalizojnë vëmendjen. Revista prestigjioze ‘Forbes’ i përkthen këto stimuj në fushën e marketingut dhe shtron pyetjen se në çfarë pike markat janë të gatshme të “vihen në lojë” me risitë, të transformohen, për t’i bërë më impresionuese pikat e tyre të kontaktit me publikun.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Lady Gaga i ndërron veshjet direkt në skenë, duke eliminuar në mënyrë të paturpshme distancat me publikun. E ky nuk është vetëm një element i veçantë për lakuriqësinë e saj të pjesshme, por, më së shumti, për aftësinë për të ngritur siparin.
Nëse marketingu, me masë, do të zbatonte të njëjtën strategji, do të afronte më shumë klientët dhe do të dukej më njerëzor. E mbështetur te “leksionet” e Lady Gaga, pra për të qenë i hapur ndaj komunikimit në dy kahe, nënkupton mënyrën më të mirë për ta bërë një marrëdhënie më personale. Gjatë koncerteve, shumë fansa hedhin objekte në skenë si dhuratë për artisten e tyre të preferuar. Pjesa më e madhe e yjeve, i injoron, por këtë nuk e bën Lady Gaga, e cila i interpreton si mesazhe dhe i përdor si forma komunikimi. Për shembull: lexon me zë të lartë letrat që merr, vesh rrobat, i thërret me emër dhe asnjëherë nuk harron të ftojë dikë pas kuintave. Çdo objekt, që nga shumëkush mund të injorohet, në duart e saj kthehet në një mjet komunikimi.
Markat, paradoksalisht, tentojnë të zgjedhin strategji që janë diametralisht të kundërta:
Ndërsa investojnë sasi të mëdha parash ndaj formave që tërheqin vëmendjen e klientëve të tyre, sillen në mënyrë krejt indiferente ndaj komunikimeve të jashtme. Kështu, ata humbasin një mundësi të madhe për të ndërtuar, përmes dialogut, marrëdhënie me vlerë. E në fund, Lady Gaga përdor mënyrën narrative të komunikimit, për të shprehur vlerën dhe lidhjen me publikun. Të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe markat. Atyre do t’iu duhet të “gërmojnë në veshjet e tyre” për të gjetur mënyra dhe për të ndarë momente të historisë, në mënyrë kreative.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.