Aktiviteti ekonomik në eurozonë u rrit përsëri gjatë majit. Por, parashikimet e bëra publike në raportin më të fundit të Markit flasin për një rritje më të ngadaltë në tremujorin e dytë.
“Indeksi PMI ishte në nivelin e 52.9 pikë në maj. Kjo është vlera më e ulët prej thuajse një viti e gjysmë”- thuhet në raport.
Një muaj më parë, indeksi ishte 53 pikë.
Fluksi i bizneseve të reja është dobësuar në maj duke sinjalizuar tashmë se ritmi i rritjes ekonomike në qershor mund të dobësohet edhe më tutje.
Sektori i shërbimeve përjetoi një rritje të balancuar të aktivitetit në muajin e tretë me radhë, ndërsa sektori i prodhimit, pati ritmin më të dobët të aktivitetit që nga shkurti i vitit të kaluar.
Prodhuesit tregojnë se patën vlerën më të ulët të porosive të eksportit në 16 muaj. Ritmet e rritjes ekonomike kanë shënuar stabilizim në Gjermani, ndërsa Franca nuk ka paraqitje po aq të mirë.