Kryeparlametari Meta takoi sot kryeministrin marokien Abdelilah Benkiriane, në kuadër të vizitës së tij në marok, ku ka kryer disa takime të rëndësishme këto dy ditë.
Duke vlerësuar promovimin e marrëdhënieve sa më të mira më Marokun, Meta deklaroi se për ne, ai mbetet vend mik dhe me peshë në rajon.
Meta propozoi ndër të tjera përshpejtimin e finalizimit të marrëveshjes në proces, ku me rëndësi në këtë fushë është lehtësimit i vizave mes dy vendeve.
Ndërkaq, kryeministri Benkiriane deklaroi me pozitivitet dëshirën e qeverisë së tij për të forcuar marrëdhëniet mes dy shteteve
Meta gjithashtu nxiti kryerjen e investimeve në dy vende dhe propozoi eliminimin e taksimit të vizave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.