Vendi i tretë në GP Valencia i dha Marc Marquez titullin e katërt Kampion Bote në 5 edicionet e fundit të kampionatit MotoGP. Pavarësisht këtyre, Marquez zë vetëm vendin e tretë sa u përket fitimeve mes pilotëve.
Revista Forbes rendit në vend të parë Valentino Rossi, me fitime që arrijnë 10.3 milionë euro, si rezultat i një kontrate prej dy sezonesh me Yamaha.
18.5 milionë euro të tjera janë fryt i kontratave sponsorizuese me kompani të ndryshme, mes të cilave Monster Energy, Oakley, Dainese apo Pata. Edhe VR46 vlen miliona. Me gjithë këto, fitimet arrijnë në 19 milionë euro në sezon.
Në vend të dytë është Jorge Lorenzo, i cili fiton nga skuderia e Dukatit 12,5 milionë euro, të cilave u shtohen edhe 5 apo 6 milionë nga sponsorizimet. Shifra totale varion mes 17,8 – 18,5 milionë euro.
Me mbështetjen e markave si Prink, Monster apo Alpinestars, Marquez renditet i treti. Piloti spanjoll, në vend të tretë në podium, ka fituar 12,2 milionë euro në vitin 2016. Kjo shumë është rezultat i një page rreth 6 milionë, të cilave duhen t’u shtohen edhe 4,2 milionë të ardhura nga sponsorët, si dhe një bonus prej 2 milionë për fitimin e titullit.
Të ardhurat e Marquez janë të destinuara të rriten në vitin 2017. Nga njëra anë, pas rinovimit me Honda-n, piloti do të fitojë mes 8 – 9 milionë. Po ashtu, falë fitimit të titullit Kampion Bote në MotoGP, do të ketë më shumë kontrata sponsorizuese, mes të cilave Red Bull, Danone, Estrella Galicia, Allianz Assicurazione, Moda Gas, Buff, Nilox, Allianz, Rodi motor, Lotus apo Shoei. Përveç Pull & Bear, për të cilën Marquez synon një koleksion mode personal.
Rezultatet GP Valencia
1. Dani Pedrosa (Spa/Honda) 46 minuta 08.125 sekonda
2. Johann Zarco (Fra/Yamaha) 46:08.462
3. Marc Marquez (Spa/Honda) 46:18.986
4. Alex Rins (Spa/Suzuki) 46:21.692
5. Valentino Rossi (Ita/Yamaha) 46:21.942
6. Andrea Iannone (Ita/Suzuki) 46:22.641
7. Jack Miller (Aus/Honda) 46:25.212
8. Cal Crutchlow (Brit. e Madhe/Honda) 46:25.355
9. Michele Pirro (Ita/Ducati) 46:34.067
10. Tito Rabat (Spa/Honda) 46:35.145