Marrëveshja me BB-në, Rama: Kostot e reformës kundër informalitetit mund të shmangeshin

13/12/2016 12:13 PM 0 komente

Qeveria shqiptare nënshkroi një marrĕveshje me Bankën Botërore për zhvillimin urban dhe turizmin. Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, nuk ngurroi të shprehte rezerva edhe sa u takon reformave të ndërmarra, që dhanë rezultate të pakënaqura dhe se kostot mund të ishin shmangur.

“Reforma kundër informalitetit është një reformë komplekse, ka dhënë disa rezultate. Por mbetemi të pakënaqur. Kemi arsye që të jemi optimistë. Me ekipin e bankës, ne kemi ndërtuar një partneritet real dhe qëndrim thelbësor duke i parës gjërat një nga një së bashku dhe duke pasur një dialog të vazhdueshëm, prej të cilit kemi mësuar shumë. Nëse do vinim në balancë paratë që kemi marrë me ato që kemi mësuar, balanca është perfekte. Pak ditë më parë, një tjetër agjenci globale e rankimit SIMUDIS, njohu progresin e Shqipërisë. Shumë më tepër ngelet ende për t’u bërë. Sot kemi një marrëveshje të re me bankën. Kemi bërë jo pak, pasi kemi çelur një kapitull të ri. Si çdo gjë që prodhon ndryshim. Nëse nuk do që të kritikojnë, mos bë asgjë. Dhe sa më shumë të mos bësh asgjë, aq më shumë konsensual bëhesh. Ky kapitull i ri thellon një program që ka filluar të japë rezultate të rëndësishme në komunitete të braktisura dhe perceptimin e të tjerëve për zona që deri dje ishin të pavizitueshme. Projekti me bankën do të prekë dy qendra strategjike për qendrat tona kulturore, si Gjirokastra dhe Berati, dhe Sarandën si portë hyrëse. Do të vazhdojë me Butrintin, si një qendër me rëndësi strategjike në atë zonë.”, tha Rama.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz