Marrëveshja paraprake e Britanisë për të zbutur largimin e saj nga Bashkimi Europian erdhi vonë, aq sa nuk do të jetë e aftë për të ndaluar disa nga pasojat e Brexit.
Pothuajse një në shtatë kompani të BE-së me furnizuesit e Britanisë kanë larguar disa nga bizneset e tyre jashtë Britanisë, sipas Institutit Chartered të Prokurimit dhe Furnizimit, shkruan Bloomberg.
“Pothuajse një e treta e bizneseve të Britanisë me furnizues nga blloku kanë rritur çmimet si rezultat i votimit të Britanisë për t’u larguar”, – tha grupi në një raport të botuar të martën.
Ndërsa bizneset mirëpritën lajmin të hënën për një marrëveshje paraprake mbi një marrëveshje kalimtare, disa prej tyre kanë aktivizuar plane për të siguruar që ata nuk janë ndikuar nga Brexit. Tranzicioni do ta mbajë vendin sipas rregullave aktuale të BE deri në fund të vitit 2020, për t’u dhënë kompanive dhe qeverisë kohë për t’u përgatitur për largimin e Britanisë.
Gati një e katërta e bizneseve të Britanisë planifikojnë të zvogëlojnë fuqinë punëtore për të kompensuar kostot lidhur me Brexit, sipas raportit, bazuar në një studim të më shumë se 2,000 menaxherëve të zinxhirit të furnizimit në nivel global.
“Bizneset kanë pak zgjedhje, por po kalojnë disa nga shpenzimet e tyre në rritje për konsumatorët, në mënyrë që të mbrojnë kufijtë e tyre të fitimit dhe të qëndrojnë në biznes, si rezultat i kostos së gjymtimit të Brexit”, tha ekonomisti i institutit, Xhon Glen, në një deklaratë. “Bizneset që nuk planifikojnë përpara dhe përdorin këtë mundësi për të ulur kostot në zinxhirin e tyre të furnizimit, nuk mund të mbijetojnë.”- përfundoi ai.