Negociatori i BE-së për Brexit më në fund ka rekomanduar që blloku të pranojë se Britania e Madhe ka bërë “përparim të mjaftueshëm” në bisedimet e divorcit.
Kjo hap rrugën për fazën e dytë të bisedimeve të Brexit. (Lexo: http://www.monitor.al/britania-arrin-marreveshjen-historike-te-divorcit/). Tani duhet të merren vendime të rëndësishme mbi çështjet tregtare, periudhën e tranzicionit dhe sa shpejt duhet të përfundojë kjo periudhë.
Çfarë do të ndodhë tani, shkruan FT, në 6 pyetje:
- Çfarë do të ndodhë në samitin e këtij muaji të BE?Vetëm udhëheqësit e BE-së mund të marrin një vendim formal për të hapur fazën e ardhshme të bisedimeve të Brexit mbi tregtinë në të ardhmen dhe kushtet e tranzicionit. Kjo pritet në samitin e Brukselit më 14-15 dhjetor.Për të përshpejtuar këto bisedime, Britania ka kërkuar që BE të nxjerrë shpejt “udhëzime” për marrëdhëniet e ardhshme, të cilat mund të ndihmojnë në sigurimin e përmbajtjes për negociatat.
2. Pse është kjo e diskutueshme?Udhëzimet do të përdoren nga 27 shtetet e tjera të BE për të udhëzuar Michel Barnier, negociatorin e tyre, për atë që ata duan nga marrëdhënia me Britaninë pas Brexit, më 29 mars 2019. Ndërsa janë vendosur parimet e përgjithshme të qasjes së BE-së, blloku miratoi pozitën e saj të hapjes në prill – detajet për të cilën kanë rëndësi.
BE, tashmë me 27 vende anëtare, tani do të fillojë të debatojë taktikat dhe prioritetet e negociatave.3. Çfarë do të thonë udhëzimet?
Drafti përshkruan bazën për vendimin për progres të mjaftueshëm, përsërit parimet e BE-së për marrëdhëniet e ardhshme dhe ofron më shumë detaje rreth kushteve të një tranzicioni “pezull” pas Brexit, në të cilin MB do të mbetet nën regjimin ligjor të BE-së, por humbet të drejtën e votës si anëtare e saj. Teksti është i shkurtër. Por ritmi i bllokimit të bisedimeve të divorcit i bindi BE-së që të shtynte shumë nga ky proces i udhëzimit të qartë, për në vitin 2018. Brukseli nuk donte t’i jepte Britanisë përshtypjen se bisedimet tregtare kishin filluar, përpara se bisedimet për divorc të mbaronin.
Në terma praktikë kjo do të thotë se duhet të organizohet një samit tjetër vitin e ardhshëm, ndoshta deri në muajin mars, kur udhëheqësit e BE të miratojnë një qëndrim më gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet e ardhshme. Diskutimi i samitit të këtij muaji do të informojë më gjerë publikun lidhur më këtë çështje. Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian, tha vetëm pasi të miratohen këto udhëzime, mund të fillojnë “bisedimet eksploruese” me Mbretërinë e Bashkuar.4. A do të jetë Mbretëria e Bashkuar e kënaqur?
Ndoshta. Hapja e diskutimeve tregtare është një fitore në vetvete për Londrën. Pala e BE-së pret gjithashtu të dërgojë një mesazh pozitiv, kryesisht optimist rreth bisedimeve të ardhshme tani që çështjet e divorcit janë kryesisht të zgjidhura.
Mungesa e hollësive gjithashtu mund të ndihmojë Londrën. Britania i ka kërkuar në heshtje BE-së që të shmangë udhëzimet e sakta dhe udhëzuese për marrëdhëniet e ardhshme – veçanërisht nëse ato ngushtojnë në mënyrë eksplicite opsionet në dispozicion të Britanisë. “Ata nuk duan lajme të këqija në dhjetor,”- tha një zyrtar i lartë i qeverisë së BE që trajtonte çështjet e Brexit.
Theresa May ka mbajtur një qëndrim të paqartë mbi marrëdhëniet e ardhshme, duke thënë se Britania do të jetë në gjendje të negociojë një marrëdhënie unike dhe të veçantë. Nëse BE do të ofronte një zgjedhje të dyfishtë midis aksesit të ngjashëm me Norvegjinë në tregun e vetëm të BE dhe një marrëveshje të tregtisë së lirë, e ngjashme me marrëveshjen e kohëve të fundit të bllokut me Kanadanë, nuk mund të ndihmojë në procesin e Brexit, ndërsa ajo përgatitet për një debat historik të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi atë se sa të ngushtë duhet të përafrohet me ekonominë e BE.
5. Çfarë tjetër kërkon Mbretëria e Bashkuar nga samiti i javës së ardhshme?
Një nga prioritetet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar është fillimi i negociatave të tranzicionit sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithëse Britania është e gatshme që në përgjithësi të nënshkruajë kushtet e BE-së për një tranzicion dy vjeçar të Brexit – duke përfshirë vazhdimin e ligjit të BE-së, kontributet buxhetore dhe lëvizjen e lirë – negociimi i detajeve ligjore do të kërkojë kohë.
Nëse bisedimet do të zvarriten, do të kenë efekte reale ekonomike. Kompanitë që janë në kulmin e marrjes së vendimeve dhe me shumë paqartësi rreth tranzicionit, aq më shumë ka gjasa që disa prej tyre të veprojnë në planet e paparashikuara. Marsi shihet si një afat i rëndësishëm nga të dy, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja
- 6. A do të lëvizë BE shpejt për të pranuar një tranzicion?Kjo është një pyetje e hapur. Pasi të marrë udhëzime nga liderët e BE javën e ardhshme, Michel Barnier, kryenegociatori i BE-së, dëshiron të propozojë “direktivën e tij negociuese” për bisedimet e tranzicionit. Ky dokument ligjor do të ketë nevojë për t’u nënshkruar nga ministrat e BE.Kjo do të marrë një muaj apo më shumë, sipas zyrtarëve të BE-së, dhe mund të vonojë disa punë me Mbretërinë e Bashkuar. Z. Tusk, megjithatë, ka thënë se dëshiron që negociatorët të paktën të jenë në gjendje të fillojnë të flasin me Britaninë për një tranzicion “menjëherë”.
Nëse Britania pranon të gjitha kushtet, negociatat mund të jenë të shkurtra. Por disa vende – duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë – ende hezitojnë t’i ofrojnë Britanisë shumë, shumë herët.
Parisi në veçanti sheh një opsion të mundshëm në nxitjen e pasigurisë. Ndërsa Gjermania është e bindur se një marrëveshje kuptimplotë mund të arrihet deri në mars – kur biznesi ka nevojë për atë – sepse tranzicioni varet nga një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme dhe traktatin përfundimtar të tërheqjes nga blloku, që mund të zgjasë deri në vjeshtën e vitit 2018.