Nën mungesën e qartësisë së udhëheqjes amerikane, axhenda e tregtisë globale ka ngecur
Roberto Azevendo, kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO) nuk është “arkitekt” i marrëveshjeve tregtare sikurse tregon posti që ai mban. Nga zyrat e tij në Gjenevë, ai kujton shumë mirë se si dështoi raundi i Dohas në ndikimin e ambicies së tij. Le të mbetemi te marrëveshjet që mund të arrihen, thotë ai, shkruan The Economist. Ambicia e tepërt nuk është problemi i vetëm. Retorika kundër tregtisë është mashtruese,- tha zoti Azevendo. Kaq mashtruese, saqë ka infektuar marrëveshjet përtej OBT-së. Marrëveshjet më të trumbetuara rajonale të botës po dalin jashtë duarve tani që janë më të nevojshme: më 27 shtator OBT-ja parashikoi se për herë të parë në 15 vite, rritja globale e tregtisë për këtë vit, me vetëm 1.7%, nuk po mban ritmin e PBB-së globale.
Partneriteti Trans-Paqësor (TPP), një marrëveshje midis Amerikës, Japonisë dhe dhjetë vendeve të tjera rreth Paqësorit, e cila u nënshkrua në shkurt, por që tani po lëkundet. Mës 26 shtator, Hillary Clinton dhe Donald Trump, kandidaturat e Partisë Demokratike dhe Republikane për presidencën amerikane, luftuan që ta distancojnë veten prej saj në debatin e parë televiziv presidencial. Trumpi e etiketoi marrëveshjen po aq të keqe sa NAFTA (marrëveshja e tregtisë së lirë e Amerikës së Veriut, e cila hyri në fuqi në vitin 1994 dhe të cilën ai e sheh si gjënë më të keqe që i ka ndodhur prodhimit amerikan).
TPP është thellësisht e diskutueshme përgjatë pakicave minoritare, të cilat kanë dëgjuar për të (një anketë e fundit gjeti se 29% kishin dëgjuar dhe shumica prej tyre nuk e dinin se kjo marrëveshje e përjashtonte Kinën). Gjithsesi, Barack Obama dëshiron që ta shtyjë vendimin deri në mbledhjen e Kongresit në fund të këtij viti.
Nga ana tjetër, Bashkimi Europian po i merret fryma me proceset e veta kur vjen puna tek marrëveshjet tregtare. Pas një periudhe me protesta kundër ndaj Marrëveshjes së Tregtisë dhe Ekonomisë Gjithëpërfshirëse (CETA), një marrëveshje tregtare midis BE-së dhe Kanadasë, në një takim informal me ministrat e Tregtisë në Bratislavë, më 23 shtator, hapi dritën jeshile për këtë marrëveshje. Por, gjithsesi, në çdo moment mund të prishet nga secili vend anëtar i BE-së që nuk do ta ratifikojë atë. Veçanërisht austriakët po hezitojnë.
Nëse CETA është e brishtë, Partneriteti i Investimeve dhe Tregtisë-Transatlantike, një marrëveshje që po përpunohet nga BE-ja dhe Amerika, po dështon. Negociatat kanë vijuar me hapin e breshkës. Vota e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja dobëson pushtetin e BE-së dhe i bën amerikanët më pak të përshtatshëm për të shëruar brengën e europianëve. Zgjedhjet në Francë dhe Gjermani i kanë bërë protestat kundër marrëveshjeve të cilat vështirë të injorohen. Në Bratislavë, ministrat ranë dakord për të vazhduar bisedimet.
Politikanët oportunistë dhe skeptikët (ndonjëherë dhe të keqinformuarit) janë fajtorët më të mëdhenj për këtë progres të çalë. Por, ka dhe arsye të tjera pse liberalizimi i tregtisë po bëhet i vështirë. TPP redukton disa prej tarifave dypalëshe dhe kuotave, si ato mbi eksportet amerikane të makinave dhe mishit të viçit japonez. Por, duke qenë se marrëveshja përfshin dhe anëtarët e NAFTA-s, Kanadanë dhe Meksikën, si dhe katër vende të tjera me të cilat Amerika ka marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë, fokusi më i madh është në barrierat jotarifore, p.sh. në harmonizimin e legjislacionit, heqja e privilegjeve për sipërmarrjet shtetërore, mbrojtja e pronës intelektuale dhe kështu me radhë. Çështje të tilla kanë shkaktuar pakënaqësi më të mëdha, dhe kanë rënë ndesh me ligjet e vendit.
Ilaçet nuk bëjnë derman
Meqë tarifat janë mesatarisht poshtë nivelit 3% midis BE-së dhe Amerikës, TTIP është më shumë e fokusuar në këtë lloj marrëveshje të integruar. Por, për të marrë thjesht një shembull, të bindësh një autoritet të miratimit të ilaçeve që të harmonizojë legjislacionin midis tyre është tepër e vështirë, negociatorët duket se nënvlerësojnë vështirësinë e detyrës që kanë në dorë.
Në të dyja marrëveshjet TPP dhe TTIP, dispozitat për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve investitor-shtet kanë shkaktuar polemika të veçanta. Këto kanë ngritur një sistem për investitorët e huaj, të cilët padisin qeveritë kombëtare nëse ata shkelin standardet e drejtësisë. Kundërshtarët e shikojnë si një alternativë për korporatat e fuqishme që të padisin qeveritë për gjërat që ata nuk pëlqejnë. Christian Odendahl, një ekonomist në qendër të Reformës Ekonomike Europiane, thotë se përfshirja e një dispozite kaq të diskutueshme në TTIP, ishte një gabim, sistemi ligjor si në Amerikë, ashtu edhe në Europë është mjaftueshëm i zhvilluar për investitorët dhe nuk ishte e nevojshme për siguri të shtuar ligjore.
Ndikimi në afat të shkurtër i prishjes së marrëveshjes së TPP dhe TTIP nuk do të jetë i madh, pasi fokusi i tyre është mbi vendosjen e ligjeve sesa në heqjen e tarifave. Por, kjo do të thotë se Amerika do të tërhiqet nga roli i saj mbi liberalizimin e tregtisë globale. Obama e ka reklamuar TPP si mjaft të rëndësishme nëse Amerika, dhe jo Kina, do të vendosë “rregullat e lojës” për tregtinë në shekullin e 21-të.
Një marrëveshje tregtie e udhëhequr nga Kina do të jetë më pak ambicioze se sa po të udhëhiqet nga Kina. Shpresat për legjislacionin global që mbulon sindikatat, konkurrencën nga ndërmarrjet shtetërore dhe lëvizjen e lirë të të dhënave do të zbehen, në mbështetje të pakësimit të tarifave. Vëmendja do të zhvendoset tek Partneriteti Rajonal i Ekonomisë Gjithëpërfshirëse (RCEP), një marrëveshje më tradicionale midis dhjetë vendeve anëtare të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, si dhe të gjashtë vendeve të tjera ku përfshihet Kina, India dhe Japonia.
RCEP, gjithsesi, do të korrë më shumë si pasojë e tregtisë globale. Vendet e saj anëtare mbulojnë mbi 36% të eksportit të të mirave në 2015, krahasuar me 28% të TPP-së. Barrierat tarifore që mbrojnë vendet në zhvillim janë shumë më të larta se ato në vendet e zhvilluara. Kina ka një nivel prej 10% të tarifave, ndërsa Europa dhe ShBA-ja ka një nivel prej 5 dhe 4%.
Sa i përket OBT-së, do të vazhdojë me marrëveshjet e saj, në të cilat do të përfshihen mjaftueshëm vende anëtare të OBT-së, por që do të shmangë terrenin e vështirë për të siguruar marrëveshje për të 164 vendet anëtare që janë pjesë e saj. Por tanimë numërohen disa suksese, p.sh., Kina ka shkurtuar tarifat mbi të mirat e teknologjisë, pjesë e marrëveshjes se Teknologjisë së Informacionit.
Me të vërtetë, dështimi i TPP dhe TTIP do t’i jepte një mundësi OBT-së për t’u ringritur si forumi kryesor për sa i përket axhendës së liberalizimit të tregtisë. Gjithsesi një rikthim si në të shkuarën nuk ka gjasa. Zoti Azevedo mund ta imagjinojë OBT-në në ndërmjetësimin e marrëveshjeve tregtare globale, por vetëm kur të jetë rregulluar pritshmëria nga Doha. Mbi të gjitha, politika duhet rregulluar. Pak udhëheqës politikë në botë kanë bërë për të luftuar politikat kundër tregtisë. Atyre zoti Azevedo u drejtohet duke i thënë se duhet të bëjnë diçka për tregtinë. Por, Trump-i po flet për politikat proteksioniste, ndërsa Clinton ndryshon temën.