Zbulohet emri i sistemit të ri operativ që pritet të prezantohet në vjeshtë. Një nga risitë është sistemi i ri i pagesave Android Pay.
Pas Lollipop, sistemi i ri operativ prodhuar nga Google do të quhet Marshmallow. Gërma ‘M’ që deri më sot tregonte software, gjeti një emër të duhur, ose më saktë ëmbëlsirat tipike të sheqerit aq të dashura në Shtetet e Bashkuara.
Marshmallow do të jetë versioni 6.0 i ‘robotit të gjelbër’ dhe do të mbërrijë këtë vjeshtë me disa karakteristika të reja, kryesisht në sistemin e pagesave Android dhe një server më të mirë në internet. Versionin e ri të Android – i cili është bazuar në gati 80% të telefonave celularë në mbarë botën – Google e parapriu në konferencën e majit e kaluar dhe tani sjell versionin përfundimtar për përdoruesit.
Ndër të rejat, më e rëndësishmja është pikërisht sistemi për pagesat që do të autorizojë transaksionet me gjurmët e gishtave, pa pasur nevojë për të hapur “app” nga ana tjetër. Një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Apple Pay duke qenë se është i bazuar në të njëjtën teknologji. NFC që ju lejon të bëjnë transaksione duke e afruar telefonin për lexuesit – dhe Samsung Pay që shfrytëzon një sistem që simulon “shirita” të kartave të kreditit me një shirit magnetik.
Android M do të ketë një sistem të ri për menaxhimin e lejeve të kërkuara nga aplikacionet, dhe do të sigurojë një përvojë më të mirë të internetit me link-e që do të hapen “brenda” App. Sipas thashethemeve të fundit versioni Android M mund të debutojë tek dy Celularët e rinj të Google: Një Nexus ‘ph Ablet’ prodhuar nga Huawei dhe një Nexus 5 i ri prodhuar nga LG.