Martesa është e mirë për kockat e njerëzve, por vetëm nëse ajo ndodh pas moshës 25 vjecare dhe nëse nuk rezulton në divorc. Këtë e afirmon një studim nga Universiteti i Los Angeles botuar në revistën Osteoporosis International, sipas të cilit ata që kanë lidhje të qëndrueshme kanë kocka më të forta. Këruesit në Kaliforni kanë përdorur të dhëna nga 300 burra dhe po aq grave të moshës rreth 25 deri në 75 vjeç, dhe që u testuan përsëri pas 10 vitesh.
Studimi, shpjegojnë autorët, ka treguar se personat e martuar apo në marrëdhënie afat-gjatë kanë një densitet më të lartë të kockave të shpinës në krahasim me personat që janë ndarë, divorcuar ose nuk janë martuar kurrë..
Por ama efekti zhduket për ata që janë martuar përpara moshës 25 vjeçare, ndoshta për shkak se ruajtja e familjes është burim stresi, dhe nuk u gjet për gratë. ‘Një shëndet i mirë nuk varet vetëm nga jetesa e shëndetshme – tha Carolyn Crandall, autori kryesor.
Ka faktorë të tjerë, sikundër është cilësia e marrëdhënieve. Në rastin e meshkujve lidhja e qëndrueshme shoqërohet me shëndet të mirë të eshtrave, ndërsa për femrat është vënë re se një burrë i keq e përkeqëson atë.”