SUV nga Modena
Nuk mundohet të jetë revolucionar. Kjo nuk është në natyrën e kësaj marke dhe as synimi i klientelës së saj. Pika në të cilën mbështetet, ose më saktë do të mbështetet kur të mbërrijë në treg në verë (nëse nuk ka vonesa) – është klasicizmi. Maserati Levante, e para makinë SUV e markës së cfurkut, ka për qëllim të ofrojë një hijeshi pa kohë, detaje të shkëlqyera, proporcione tipike italiane (jo më kot është një nga projektet e fundit e të dizajnerit të mirënjohur Lorenzo Ramaciotti, ish Pininfarina) dhe padyshim performanca të denja për emrin që mban mbi kofano. Në shënjestër – në Modena kjo nuk përbën asnjë sekret – është Porsche Cayenne. Madje edhe versionet më sportive (me logon M dhe AMG) të BMË X6 dhe Mercedes GLE Coupѐ. Njësoj si rivalet, Maserati do të gjejë habitatin e saj të natyrshëm në asfalt, ndonëse është e aftë të shpalosë disa aftësi të pranueshme për jashtë rruge, falë kontributit të Jeep në fazën e zhvillimit të traksionit integral, që në disa modele do të ofrohet si alternativë ndaj traksionit në rrotat e pasme. Nën kofano një shumëllojshmëri motorësh V6, me benzinë dhe me naftë, me fuqi që varion nga 250 në 430 kf, të çiftuar me kambion automatik ZF me tetë raporte. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por është thuajse e sigurt prania në ofertë e një versioni më performanca të larta, të pajisur me motorin V6 biturbo me 510 kf, të projektuar enkas për Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio Verde. Hapësira në kabinë është e mjaftueshme për pesë persona, falë hapit prej thuajse tre metrash. Kabina do të jetë e pasur, duke marr parasysh tregjet kryesore në shënjestër: Kina dhe Amerika e Veriut. Në kompleks, Levante duhet të sigurojë 20-30 mijë njësi të shitura në vit. Marka ka nevojë për këtë rezultat, pasi ngadalësimi i rritjes gjatë vitit 2014 e bën më të largët objektivin e 75 mijë makinave të shitura në një vit, i paracaktuar për vitin 2018. Prodhimi në Mirafiori tashmë ka filluar.
Pak hi-tech
Tesla, modeli x nis fluturimin
Pas aq e aq reklamave, SUV-i i parë i Tesla, Modeli X, është më në fund gati të dalë në treg (në fillim të verës).
- Traksion integral i arritur në sajë të dy motorëve elektrikë, një për secilin aks: i përparmi me 259 kf dhe i pasmi me 503. Autonomia: 400 km.
- Koeficienti Cx 0.24; nga 0-100 në 3,2 sekonda.
- Dyert e pasme kanë nevojë për vetëm 30 cm hapësirë anësore për t’u hapur; sensorët parandalojnë goditjet me automjetet e tjera apo me muret e parkingut.
Më në fund gama e kompanisë kaliforniane nuk ka më vetëm një model
Crossoveri italian ka një rol kyç për shitjen arritjen 75 mijë makinave të shitura në vit
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.