Kryeministrja e Britanisë Theresa May po lufton në fronte të shumëfishta pasi kritikët brenda Partisë së saj Konservatore qeverisëse kërcënojnë të përmbysin planet e saj për Brexit dhe madje edhe për qeverisjen e saj.
Partia e May-t është e dyzuarpër skenarin se si të largohet nga Bashkimi Europian me kalimin e kohës, si dhe për finalizimin e politikës së Britanisë pas Brexit.
Kundërshtarët e mbajtjes së rregullave të tregtisë së BE-së pas një divorci, duan që ajo të largoje nga posti kancelarin e thesarit Philip Hammond, për të cilin ata thonë se po përpiqet t’i mohojë atyre periudhën e tranzicionit të shpejtë që duan.
Disa ligjvënës konservatorë ankohen se May nuk ka treguar udhëheqje, ka madje edhe raporte të mediave që thonë nga burimet e tyre se ata janë të gatshëm të përpiqen të shkaktojnë një votë mosbesimi ndaj kryeministrit, shkruan Bloomberg.
Madje edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump ofroi një vlerësim kritik të trajtimit të Brexit nga May, duke thënë se në një intervistë të transmetuar në fundjavë ai do të kishte marrë një “qëndrim më të ashpër” me BE.
Vështirësitë e Theresa May po rriten në një kohë vendimtare për negociatat e saj me BE-në dhe kalimin e legjislacionit jetësor përmes parlamentit që përfundimisht mund të ndryshojë qëllimet e saj ose ta detyrojë atë të bëjë më shumë lëshime që do ta përçajnë qeverinë e saj edhe më tej.
Bisedimet po fillojnë në Bruksel në fazën e tranzicionit, e cila është projektuar për t’i dhënë bizneseve siguri se asgjë nuk do të ndryshojë deri në dy vjet pasi Britania të largohet nga blloku në 2019.