Theresa May tha se asnjë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nuk mund kurrsesi të pranojë propozimet e reja të BE-së që mund të mbanin Irlandën e Veriut nën rregullat e Eurozonës. Kjo deklaratë erdhi nga kryeministrja e Britanisë menjëherë pas publikimit të draftit të parë të Brukselit për arritjen e një traktati Brexit.
Në vijim, pasi komisioni lëshoi një tekst prej 120 faqesh, kryeministrja tha se planet e paparashikuara për Irlandën e Veriut, nëse zbatohen, do të minojnë tregun e përbashkët të Britanisë dhe “kërcënojnë integritetin e saj kushtetues”, duke krijuar një kufi doganor dhe rregullator midis provincës dhe pjesa tjetër e Britanisë së Madhe.
“Asnjë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të pajtohet me të”, – i tha ajo Dhomës së Përfaqësuesve, duke shtuar se ajo do të bënte refuzimin e saj “plotësisht të qartë” për Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian.
Komentet e zonjës May theksojnë shkallën e dilemës së saj, pasi qeveria britanike kërkon të arrijë një marrëveshje përfundimtare mbi kushtet e divorcit, të negociojë një marrëveshje tranzicioni me BE dhe të parashtrojë propozime për lidhjet e ardhshme – duke marrë parasysh kërkesat e Brukselit, kundërshtimin nga euroskeptikët dhe mungesën e shumicës parlamentare.
Për të fituar vota në Dhomën e Përfaqësuesve, zonja May varet nga Partia Demokratike e Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut, udhëheqësi i së cilës, Arlene Foster, e cilësoi projektin e komisionit “të papranueshëm nga ana kushtetuese” dhe “ekonomikisht katastrofik” për provincën.