Seria e tretë e makinës me katër dyer të Shtutgart-it, rimëkëmb pastërtinë stilistike, pa humbur elegancën e pangatërrueshme të linjës së saj. Ashtu si edhe trevëllimshja tjetër, Mazda6, është përditësuar me rastin e Sallonit të Los Anxhelos-it
Hapi një shteg të ri kur debutoi në vitin 2014: e para Mercedes CLS, frymëzuese e të gjitha modeleve të prodhuara që atëherë e në vijim, modele prestigjioze, mes veturës dhe coupé-së, përfaqësoi menjëherë një pikë referimi, përsa i përket origjinalitetit dhe pastërtisë. Më pas, me serinë e dytë të vitit 2010, formula u rinovua por pa gjetur të njëjtin ekuilibër mes freskisë dhe saktësisë: rinovimi solli disa linja të tepërta, të cilat sot, me aktin e tretë, duket se janë eliminuar.
Protagoniste e një kthimi në origjinë, që konsiston në braktisjen e çdo linje të tepërt, përbën mishërimin e parë të kursit të ri stilistik të GordenWagener, të cilin shpejt do ta shohim tek modelet e reja:A-Class, GLE dhe GLS.Duke lënë mënjanë dizajnin, për CLS-në ka shumë për të thënë: në pjesën e brendshme kemi tabletin panoramik “pa kornizë”, të përbërë nga dy ekrane 12.3 inç secili, dhe nga një ekran i sipërm.
Për automatizimin e drejtimit, vlen të përmendet teknologjia e modelit S-Class,që përfshin sistemet autonome për ndryshimin ekorsisë në autostradë, ndalesat dhe rinisjet në trafik. Edhe mëspikatëse janë risitëmotoristike.
Në debutim, CLS-jado të ketë vetëm motorët 3.0 turbo me gjashtë cilindra, të gjithë të kombinuar me traksion integral 4Matic: dymotorë me naftë (286 ose 340 kf) dhe një me benzinë me sistem elektrik 48 volt, i cili në krahas motorit me djegie të brendshme 367 kf, me moment përdredhës 500 Nm, do të ketë edhe një elektrik 22 kf, me moment përdredhës 250 Nm (0-100 km/h në 4.8 sekonda).
Më pas do të mbërrijnë edhe motorët me katër cilindra, ndërsa për herë të parë do të mungojë motori V8, i cili do të jetë privilegj i AMG GT4, model debutues me katër dyer, me performancë të lartë, të realizuar nga departamenti sportiv.
ZHVILLIM I RI TURBO NË HIROSHIMA
Rinovimi i modelit Mazda6, të prezantuar në Sallonin e Los Anxhelos-it, ishte më i kufizuar: me rastin e përditësimit në mes të karrierës së modelit, projektuesit japonezë ndërhynë kryesisht në nivel teknik.
Debutimi i motorit 2.5 litra turbobenzinë, me katër cilindra, me fuqi 250 kf, i parashikuar tani për tani vetëm për tregun e Amerikës së Veriut, që përbën më shumë interes, shënon një moment të rëndësishëm për konstruktorin, i cili, deri pak kohë më parë, ishte thjesht një aspirant. Pjesa tjetër ka të bëjë me ndërhyrje stilistike tek konturet: rregullime të vogla, për të mos prishur formën atletike, e cila është e gjitha çështje dinamizmi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.