E qetë dhe dinamike, modeli 1.5 turbodiesel konsumon pak dhe ndjek cilësitë spikatëse të veturës japoneze. Mjaft interesante pajisjet e sigurisë
Modeli crossover CX-3, ka lënë një përshtypje të mirë, por tani turbodieseli 1.5 Skyactiv-D me 105 kf arrin të zgjerojë ofertën me naftë të Mazda3, deri më tani e kufizuar me motorin 2.2 me 150 kf: kompaktja Japoneze mund të përballet më së miri me rivalet e segmentit C, të cilat janë mbështetur mbi variantet 1.5-1.6 litra. Por pa u vënë në ndjekje të atyre modeleve, të cilët me po të njëjtën cilindratë, si Opel apo Renault, kanë arritur të përftojnë fuqi të kategorisë së motorëve 2 litra.
LARMI PËRBËRËSISH
Mazda3 1.5, e pajisur me Exceed, kushton 24.850 euro. Arrin deri në 28.200 me të gjitha opsionet: Teknologjia i-Activsense me lëkure të bardhë (2.600 euro, me drita të adaptueshme, sisteme sigurie, sedilje e shoferit me rregullim elektrik) si dhe boja “e matelizuar soul red” (750 euro). Të gjitha këto i bashkëngjiten pajisjeve të pasura të serisë, të cilat përfshijnë ndër të tjera disqe 18 inç, fenerë bixeno, sistem audio Bose, sistem navigacioni satelitor në ekran. Modeli 1.5 vlerësohet menjëherë për mungesën e dridhjeve: merita i përket teknologjisë “natural sound smother” e cila parashikon një amortizator dinamik brenda çdo pistoni, për të neutralizuar frekuencat negative. Motori i vogël Skyactiv nuk duket si një motor diesel: i ekuilibruar dhe i rregullt në regjime të ulëta, duke treguar mungesë dridhjesh gjatë ndezjes. Duke shfrytëzuar pjesën e sipërme të takimetrit – i cili është i vendosur në kuadrin e instrumenteve të stilit motoçiklistik – përfitohet një zgjatje e këtij modeli që mund të arrijë deri në 5.500 xhiro, edhe pse pas 4.500 xhirove shtytja fillon e dobësohet. Më shumë se 105 kf, janë 270 Nm të cilat ndihen në ngarjen e përditshme: në çdo rast, përshpejtimi rezulton i kënaqshëm, duke pasur parasysh se 0-100 arrihet brenda 11 sekondave të deklaruara. Më pak entuziast përshpejtimi, edhe për shkak të marshit të gjashtë tepër të gjatë (përveç peshës 1.478 kg në kushtet e testimit). Përsa i përket kambios, futja e marsheve është e shkurtër dhe komandohet lehtësisht: gjatë drejtimit duhet pasur vëmendje në futjen e marshit të dytë e të tretë, për të shmangur zhurmat. Interesante konsumet: në qytet makina harxhon 1 litër për më shumë se 19 km, ndërsa në rrugët nacionale i kalon 20 km. Në autostradë zbret në 16.5 litra, mesatarja (18.6 l/km) është për t’u lëvduar. Për të bërë një krahasim, në 130 km/h, modeli 2.2 harxhonte 14.9 l/km, ndërsa modeli në fjalë 1.5, harxhon 15.7 litra. Në rrugë kompaktja japoneze është e sigurt dhe reagon mirë, duke dhënë kënaqësi në rrugët e përziera. Në testet në të thatë ajo tregon tendencën e boshtit të pasmë për të zgjeruar pak, siç tashmë u pikas në testimin e modelit 2.2, por pa krijuar probleme: nuk kërkon korrigjime dhe kontrollet elektronike janë të vëmendshëm. Timoni është i gatshëm dhe jep ndjesi të mirë, duke i dhënë shkathtësi, dhe kontribuon në lehtësinë e futjes së marsheve. Duke folur për komoditetin, makina nuk është e ngurtë, edhe pse e pajisur me goma me gjerësi 45 prej 18 inç: por mbetet fakti që suspensionet e pasëm vuajnë pak nga parregullsitë. Suspensione të mira për realizimin e shumë kilometrave, megjithëse niveli cilësor i ofruar nga kabina nuk është ndër më të mirët.
Kuadri i instrumenteve është sportiv, me pajisjen llogaritëse të xhirove në dukje. Mbrapa, sediljet kanë mjaft hapësirë për të vendosur këmbët, ndërsa përpara rrihet rehat edhe në gjerësi. Kabina brenda (shiko foton në të majtë) është e rafinuar dhe mikpritëse, edhe falë sediljeve të veshura me lëkurë
TË DHËNA TEKNIKE
• Cilindrata 1.499 cm
• 4 cilindra në linjë
• Fuqia maksimale 77 kW (105 kf), 4.000 xhiro/min
• Momenti përdredhës 270 Nm nga 1.600, 2.500 xhiro/min
Transmisioni
• Rrota të para aktive
• Kambio manuale me 6 marshe
Përmasat dhe pesha
• Hapi 270 cm
• Gjat. 447 cm Gjer. 180 cm Lart. 145 cm
• Pesha 1.345 kg
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.