Qeveria do të propozojë në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiar Ervin Koçin. Ish-deputeti i Partisë Socialiste i cili la mandatin e tij në datë 24 mars, duke ia dorëzuar Kuvendit.
Propozimin e qeverisë do të duhet ta shqyrtojë Kuvendi dhe më pas ta dekretojë edhe Presidenti i Republikës. Drejtori i përgjitshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mund të miratohet me shumicë të thjeshtë në Kuvend dhe kjo nuk do të përbëjë një shqetësim për mazhorancën.
Koçi do të zëvendësojë në këtë detyrë Enkelejda Shehin së cilës iu ndërpre mandati nga Kuvendi pas kërkesës së bëri Bordi Drejtues i AMF-së për një sërë shkeljesh të konstatuara, mes së cilave edhe si pasojë e mos marrjen në kosideratë të rekomandimeve të artikuluara si detyrim nga institucioni direkt përgjegjës për monitorimin e tij.
Pas disa tentativave për të bllokuar si proces për shkak të mungesës së kuorumit nga ana e deputeteve të LSI-së, Kuvendi në seancë plenare me shumicë votash arriti që të shkarkonte drejtoreshën e AMF-së.
Ish- deputeti socialist Ervin Koçi që pritet të marrë drejtimin e AMF-së ka kryer studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim – Biznes. Gjithashtu ka kryer studimet e larta në Fakultetin Juridik, në Tiranë.
Në vitet 2002-2004 ka kryer studimet master në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Publik.
Në vitet 2000-2009 ka qenë anëtar i këshillit bashkiak në Bashkinë e Fierit.
Ai u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013.
Në krye të AMF-së, Koçi pritet që të përballet me një sërë sfidash që kryesisht do të kenë të bëjnë me rregullimin e tregut të sigurimeve, i cili ka ngecur për shkak të mos miratimit të projektligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në transport”. Gjë e cila pengon edhe zbatimin e sistemit
Bonus – Malus,( shofer i mirë/shofer i keq) që do ta disiplinonte tregun e vënë jo pak herë nën hetim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.