Hartuesit e politikave te Bankës së Anglisë votuan 7-2 për ta mbajtur normën bazë të interesit në një nivel të ulët rekord këtë muaj teksa një pjesë e shumicës filloi të ngrejë shqetësime në lidhje me presionet e mundshme inflacioniste.
Raporti i takimit të 5-6 nëntorit të Komitetit të politikës monetare tregoi se shumica favorizonte ruajtjen e normës bazë në 0.5 për qind – përfshirë Guvernatorin Mark Carney -sipas‘materialit të pikëpamjeve mbi bilancin e rreziqeve’. Ndërsa disa prej këtyre opinioneve u fokusuan mbi mundësinë e një rritje më të dobët në Mbretërinë e Bashkuar, të tjerë cituan potencialin për një rënie më të shpejtë bazuar në kapacitetin e tepërt në ekonomi, që përforcon inflacionin.
Raporti është disi në kontrast me vlerësimin pesimist paraqitur nga Carney në Raportin e Inflacionit të conferences për shtyp të 12 nëntorit, kur ai citoi si ‘agonik’ zgjerimin global dhe stanjimin në Evropë. Komentet e tij, së bashku me parashikimet më të ulëta të BOE, nxitën investitorët dhe ekonomistët të ndryshojnë pikëpamjen e tyre rreth kohës së rritjes së parë të normes së interesit.