Ministri i Bujqësisë së Kosovës Memli Krasniqi, në një takim me një delegacion nga Banka Botërore, falënderoi BB-në për mbështetjen që kanë dhënë deri me tani në sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme.
Ai i njoftoi ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015 dhe me hapat tjerë që po ndërmerren në fushat që ka përgjegjësi ministria.
Ministri shtoi se sivjet buxheti që do të shpërndahet tek fermerët përmes granteve është mjaft premtues për rezultate në zhvillim të bizneseve dhe rritje të punësimit. Ai tha se në implementimin e këtyre politikave dhe programeve prioritet kryesor do të jetë rritja e transparencës dhe efikasitetit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.