Nga data 11 deri me 13 Gusht, banorët lokalë, mysafirë nga e gjithë Kosova dhe vendet fqinje do të mblidhen në qendrën e skijimit në Brezovicë për festivalin e muzikës dhe natyrës BREfest.
Ngjarja është pa pagesë, organizuar vullnetarisht dhe bazuar në pjesëmarrjen e mysafirëve në aktivitete. Festa ka për qëllim të zgjojë vëmendje mbi bukurinë e Maleve të Sharrit, të rrisë ndërgjegjësimin mbi temat rreth mjedisit dhe të ofrojë hapësirë për mal-dashësit në shkëmbimin e vizionit të tyre për të ardhmen.
Mesazhi i festivalit ‘”Sharri është më shumë se borë’’ thekson vlerat unike të natyrës dhe kulturës se maleve për dallim të shtigjeve të skijimit.
Gjatë ditës do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmijë, të rinj, të moshuar dhe familje. Mbrëmjet do të jenë festa me muzikë dhe kinema. Programi muzikor do të fillojë të premten në mbrëmje me Jimmy Mustafa Band.
Bendi përbëhet nga 4 artist të rinj, romë të talentuar, të cilët bëjnë muzikë bazuar në traditën rome dhe tinguj e zhanre bashkëkohore.
Të shtunën malin do ta marrin tingujt e pasur jazz të Trio Biber. Dita e fundit do t’u dedikohet shkëmbimit të muzikës dhe kulturave mes banorëve lokal dhe vullnetarëve nga e gjithë bota.
Secila ditë e festivalit trajton një temë të veçantë, të cilat do të prezantohen në ekspozita dhe diskutime.
Dita e parë i kushtohet realiteteve mjedisore dhe alternativave për një botë të drejt.
E shtuna do t’i kushtohet migrimit të njerëzve nëpër shekuj dhe kontinente, duke krijuar një lidhje mes rajonit historik e ndërkufitar të Maleve të Sharrit dhe problemeve aktuale të migrimit.
Dita e fundit do t’i kushtohet natyrës dhe kulturës së Sharrit – shkëmbimi i historive pozitive, rreziqet, sfidat dhe krijimi i një vizioni.
/ Ekonomia
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.